“Nuk ka më të mirë se ai në Itali”, Reja me elozhe Kumbullës: Ishte një hap larg kalimit te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 0:08

“Nuk ka më të mirë se ai në Itali”, Reja me elozhe Kumbullës: Ishte një hap larg kalimit te…

Marash Kumbulla është padyshim një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, ku me të drejtë në gjurmët e tij janë vënë shumë skuadra, teksa duket edhe shumë afër kalimit te Lacio, me marrëveshjen që duket drejt mbylljes.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Për mbrojtësin shqiptar së fundmi ka folur edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili është shprehur se nuk ka asnjë lojtar tjetër më të mirë se Kumbulla në Itali, për sa i përket moshës së tij. Gjithashtu për “Corriere dello Sport”, trajneri i Shqipërisë është shprehur se në një ekip të madh, Kumbulla do rritej akoma më shumë.

“Ai është një mbrojtës inteligjent, shumë i mirë dhe shumë i fortë në lojën në ajër , mbi të gjitha ai është një djalë që e mban kokën gjithmonë lart. Ka shumë vend për tu përmirësuar, gjë që unë mendoj do vijë me kalimin e kohës. Ai është shumë i kujdesshëm, ai lëviz me kokën e lart, shikon pozicionet. Kumbulla është shumë i trashë dhe ende i ri, vetëm njëzet vjeç, por tashmë me shumë përvojë. Unë pres rritje të mëtejshme të tij. Mbrojtësi është  i kompletuar, mendon për futbollin, unë mendoj se ai mund të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm.

E kam parë atë të luajë në qendër dhe mendoj se është ai roli i tij natyral, por ai gjithashtu po bën shumë mirë si mbrojtës i majtë në mbrojtjen me 3. Shqiptari është veçanërisht i përshtatshëm për mbrojtjen me tre lojtarë, mund të luajë në të tre pozicionet. Unë gjithashtu e kam parë atë të lëvizë  në të djathtë, merr pjesë në aksion, del në sulm. Marashi do të bëhet një lojtar më i mirë, në ekipe të rangut të lartë. Është e bukur të shikosh të luajë, i përshtatshëm fizikisht. edi reja

Nuk ka të rinj si Kumbulla në Itali. Ai është me këmbë e djathtë por nuk ka vështirësi të luajë me të majtën. Personaliteti është një aspekt themelor për çdo lojtar dhe Kumbulla e ka këtë. Nëse vishni bluzën e klubeve si Lacio, Milan apo Juve, duhet të jeni i gatshëm të përballeni me sfida. Nga ky këndvështrim, ai është i sigurt.

Atij me të vërtetë nuk i intereson kush është përreth, nuk ka frikë nga asnjë kundërshtar. Unë ia kisha rekomanduar Napolit, më dukej sikur në janar e kishin marrë ose marrëveshja ishte shumë afër. Marrëdhëniet ishin të mira, ne gjithashtu biseduam për të me edhe me Taren”, u shpreh Reja.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"