Nuk ka më dyshime, zbulohet e ardhmja e Guardiolës. Sezonin tjetër do të drejtojë skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 18:26

Nuk ka më dyshime, zbulohet e ardhmja e Guardiolës. Sezonin tjetër do të drejtojë skuadrën e…

Pep Guardiola është një hap larg rinovimit të kontratës me Mançester Sitin.

guardiola

Marrëveshja aktuale e trajnerit katalanas me “Qytetarët” skadon në qershor, por sipas “The Telegraph” nuk ka më asnjë dyshim se ai do të vazhdojë të qëndrojë në “Etihad” përtej këtij sezoni dhe mungon vetëm zyrtarizimi i rinovimit të kontratës, gjë që konfirmohet nga njerëzit pranë 49-vjeçarit.

Që kur është ulur në stolin e Mançester Sitit në 2016, ku ai ka fituar dy tituj kampion, Kupën FA dhe tre herë Kupën e Ligës, Guardiola ka thënë gjithnjë se ndihet i lumtur në Mançester me mënyrën sesi punon klubi dhe nëse nuk do ta shkarkojnë, ai nuk ka ndërmend që të largohet nga “Etihad”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"