Nuk ka më dyshime, futbollisti i Interit transferohet te skuadra tjetër e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 19:26

Nuk ka më dyshime, futbollisti i Interit transferohet te skuadra tjetër e Serisë A

Tashmë është zyrtare, Stefano Sensi do të vijojë karrierën te Sampdoria në formë huazimi nga klubi i Interit.

SENSI

Për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme që e shoqëruan së fundmi, hapësirat e Sensit te zikaltërit ishin të pakta, teksa mesfushori italian do të kërkojë qe nëpërmjet huazimit te Sampdoria të rifitojë formën e tij më të mirë.

26-vjeçari ka regjistruar vetëm 12 paraqitje këtë sezon nën urdhrat e Simone Inzagit dhe tani te Sampdoria pritet të ketë më shumë minuta.

Screenshot-2022-01-28-at-18.18.48-768x166

Siç shihet në uebsajtin e Lega Serie A, Sampdoria ka depozituar zyrtarisht kontratën e Sensit, duke arritur kështu marrëveshjen përfundimtare me Interin për huazimin e mesfushorit. Në orët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi në faqet zyrtare të klubeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"