Nuk ka më dyshime, Atalanta do të blejë lojtarin që dështoi te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 19:44

Nuk ka më dyshime, Atalanta do të blejë lojtarin që dështoi te Milani

Mario Pasaliç, mesfushori në pronësi të Çelsit por i huazuar te ekipi italian i Atalantës, do të blihet në fund të sezonit, raporton “Gazetta dello Sport”.

pasalicc

25 vjeçari kroat ka një histori të gjatë huazimesh, ndër të cilët mund të përmendet dhe sezoni që kaloi me Milanin, 2016/17, por mesa duket tashmë do të jetë vetëm i Atalantës.

pasalic.picchia.testa.milan.palo.2016.750x450

Janë pikërisht paraqitjet mjaft të mira me Atalantën në dy sezonet e fundit, me të cilët ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 74 ndeshje, të cilat kanë bindur drejtuesit ta mbajnë përgjithmonë.

pasalic

Mario Pasaliç do t’i kushtojë Atalantës, e cila këtë sezon ka arritur të ecë mjaft mirë edhe në Champions, rreth 15 milionë euro.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"