Nuk ka më “dramë” te Juventusi, Kielini: Muaji i fundit ishte tronditës, dua të ngre lart trofe të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 17:58

Nuk ka më “dramë” te Juventusi, Kielini: Muaji i fundit ishte tronditës, dua të ngre lart trofe të tjerë

Xhiorxhio Kielini i ka dhënë fund çdo diskutimi për të ardhmen e tij, duke bërë të qartë se është një futbollist i Juventusit, edhe pse në teori nuk kishte firmosur rinovimin me klubin dhe që nga 1 korriku ishte futbollist i lirë.

kIELINI

Gjatë ceremonisë se dekorimit të tij nga Bashkia e Livornos si qytetar nderi pas fitores së Europianit, Kielini ka thënë para mediave se çdo diskutim rreth kësaj teme ishte i mbyllur.

“Të hënën do të jem në Torino për të rifilluar, dua të ngre përsëri ndonjë trofe tjetër dhe të vesh një fanellë pa stemën e titullit do të jetë një stimul më shumë. Kam nevojë për ndonjë ditë tjetër pushim, pasi muaji i fundit ka qenë tronditës. Presidenti Anjeli ka thënë mjaftueshëm për çështjen e kontratës, të hënë do të jem atje për të rifilluar”, theksoi Kielini duke u dhënë fund të gjitha diskutimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"