Nuk ka më dilema, talenti shqiptar i Bajernit merr vendimin përfundimtar se cilën kombëtare do të përfaqësojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 0:29

Nuk ka më dilema, talenti shqiptar i Bajernit merr vendimin përfundimtar se cilën kombëtare do të përfaqësojë

Leon Dajaku, talenti me origjinë shqiptare, i cili është në pronësi të Bajernit të Mynihut, ka shuar përfundimisht shpresat e përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi, ka deklaruar se ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë.

leon-dajaku-fc-bayern-munchen-ii-2020-21-1610515364-54482

20-vjeçari aktualisht është i huazuar te Union Berlini, teksa ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtareve gjermane të moshave, teksa në intervistën e dhënë për kanalin zyrtar të Union Berlinit, ka konfirmuar edhe njëherë se do të luajë për Gjermaninë, duke i mbyllur derën Kosovës dhe Shqipërisë.

Dajaku22

“Futbolli është gjithçka në jetë për mua. Jam duke dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj që të luaj edhe në nivel ndërkombëtar gjithashtu. Kombëtarja? Kam zgjedhur Gjermaninë”, u shpreh Leon Dajaku.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"