Nuk ka më dilema, Kastrioti zyrtarizon trajnerin e ri për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 18:03

Nuk ka më dilema, Kastrioti zyrtarizon trajnerin e ri për Superioren

Nuk ka vonuar zyrtarizimi, Elvis Plori do të jetë trajneri i ri i Kastriotit në Superiore. Pas lajmit të publikuar nga “Panorama Sport” ditën e djeshme, klubi krutan, e ka zyrtarizuar në faqen e “Facebook”-ut, trajnerin shkodran.

kastrioti-e1523724542282

Kjo është hera e dytë që Plori vendoset në krye të krutanëve. Në sezonin 2015-2016 ai drejtoi Kastriotin deri në fund në Kategorinë e Parë, por në atë kampionat ishte Korabi që fitoi të drejtën e hyrjes në Superiore. Tashmë, nuk kalojnë shumë kohë dhe shkodrani rikthehet të drejtoj krutanët me një mision tjetër.

Kastrioti

Gjatë kësaj periudhe janë përmendur shumë emra trajnerësh si kandidatë për të stolin e Kastriotit. Gugash Magani ishte njëri prej alternativave të mundshme, ndërsa u përfol edhe Julian Ahmataj. Ky i fundit vetëm pak ditë më parë ia doli të mbante Kamzën në Superiore, por që më pas u largua. Megjithatë, në Krujë tashmë e kanë zgjidhur çështjen e trajnerit dhe i kanë besuar Plorit si një pasues ideal të Samuel Nikajt, që ngjiti Kastriotin në elitë. Emërimi i Plorit i hap rrugë edhe merkatos.

elvis plori

Krutanëve u duhet mjaft punë, qoftë për përzgjedhjen e elementëve nga skuadra ekzistuese, por edhe për afrimet e reja. Trajneri shkodran ka eksperiencën e duhur, pasi përveç disa klubeve në Kategorinë e Parë, në të kaluarën ka provuar të jetë në krye të Vllaznisë për një periudhë të shkurtër. Pritet që klubi të nisë zyrtarisht edhe afrimet, duke bërë një merkato të fuqishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"