Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi i Gaz Metan i bashkohet Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 19:40

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi i Gaz Metan i bashkohet Flamurtarit

Mbrojtësi rumun Kristian Sirghi ka mbërritur në Vlorë dhe do të jetë kështu përforcimi më i ri i skuadrës së Flamurtarit, ashtu siç njoftoi “Panorama Sport”, ditën e djeshme. Ish-futbollisti i Gaz Metanit ka udhëtuar në Durrës për të ndjekur skuadrën e tij të re dhe ndodhet në triubunë së bashku me Etlon Kale, i cili duhet të zgjidhë çështjen me Kukësin.

mbrojtesi

Kristian Sirghi ka një eksperiencë të gjatë në elitën e futbollit rumun, duke luajtur për shtatë sezone tek Otelul Galati, e më pas një vit në Izrael me Makabi Netanjën.

irghi ka qenë edhe pjesë e klubit qipriot, Ermis Aradipu, përpara se të rikthehej në Rumani te Gaz Metani, ku luajti në dy sezonet e fundit. Sërish në lojë për shërbimet e tij ishte edhe klubi qipriot Ermis, por vlonjatët i bën një ofertë më të mirë mbrojtësit.

Flamurtari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"