“Nuk ka mbaruar asgjë”, Hadroj i shmanget euforisë te Partizani: Vlerësim maksimal në dy ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 20:51

“Nuk ka mbaruar asgjë”, Hadroj i shmanget euforisë te Partizani: Vlerësim maksimal në dy ndeshjet e fundit

Andi Hadroj ka arritur të fitojë hapësira në radhët e Partizanit duke qenë tashmë një titullar fiks në radhët e të kuqve dhe po i ndihmon që të sigurojnë pjesëmarrjen në Europë me lojën e tij. Suksesi i sotëm ndaj Egnatias i shtyn të kuqtë edhe më afër këtij objektivi, por në fjalët e tij në “SuperSport” Hadroj theksoi pas sfidës se ekipi nuk duhej të kalonte në eufori.

hadroj

“Arritëm 3 pikë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të vështirë siç është Egnatia në fushën e saj. Megjithatë, asgjë s’ka përfunduar pasi kemi edhe 2 ndeshje për të luajtur dhe duhet vlerësim maksimal.

Siç e patë edhe vete, kishim pak vështirësi sot se edhe ndeshja ishte shumë shpejt, edhe derbi na uli pak moralisht. Por kemi treguar në të dy ndeshjet, edhe në atë me Tiranën, se kemi shpirt gare dhe ia dolëm.

Për mua nuk është problem nëse luaj majtas apo djathtas. Unë të djathtën e kam preferuar që i vogël por edhe majtas ndjehem shumë mirë”, tha Hadroj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"