Nuk ka luajtur titullar që nga janari, Murinjo kërkon të ribashkohet me lojtarin e Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 12:36

Nuk ka luajtur titullar që nga janari, Murinjo kërkon të ribashkohet me lojtarin e Mançester Junajtid

Totenhemi po mendon një lëvizje surprizë në merkato, pasi është gati të ofrojë 30 milionë euro për Xhesi Lingard. Mesfushori i Mançester Junajtid ka hasur vështirësi gjatë dy viteve të fundit në “Old Traford” që pas ikjes së Hoze Murinjos nga “Djajtë e Kuq”.

lingard

Sipas “Daily Star”, trajneri portugez shpreson të ribashkohet sërish me Lingardin, por këtë herë tek Totenhemi. Mesfushori ka pasur një rënie të formës, pasi nuk e ka nisur asnjë ndeshje si titullar në Premier Ligë që nga janari. Me ardhjen e Bruno Fernandesit dhe Van De Bekut hapësirat janë thuasje zero për Lingardin tani tek Mançester Junajtid.

Në këtë mënyrë, Murinjo po shpreson që të përfitojë dhe ta marrë tek Totenhemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"