Nuk ka luajtur asnjë minutë me Partizanin, mesfushori merr ftesë nga Maqedonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 14:28

Nuk ka luajtur asnjë minutë me Partizanin, mesfushori merr ftesë nga Maqedonia

Besnik Ferati, i lindur në Shkup, ka marrë një ftesë nga kombëtarja e Maqedonisë U-19. Mesfushori i Partizanit ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me të kuqtë e kryeqytetit por nuk ka arritur ende të debutojë.

ferati

18-vjeçari  ka qenë pjesë e kombëtares maqedonase U-19 edhe në miqësoret e fundit kundër Anglisë dhe Polonisë të zhvilluara në muajin tetor. Maqedonia do të zhvillojë turneun kualifikues “Elite Raund” në Çeki, nga data 14 deri në 20 nëntor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"