Nuk ka lënë ende shenjë me fanelën pariziene, por drejtuesit e PSG-së janë në faza të avancuara për rinovimin e Nejmarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 18:26

Nuk ka lënë ende shenjë me fanelën pariziene, por drejtuesit e PSG-së janë në faza të avancuara për rinovimin e Nejmarit

Nejmar do të ishte i gatshëm të rinovonte kontratën e tij me PSG-në edhe për 5 vitet e ardhshme. Këtë lajm e deklaron media “ESPN”, ku sipas saj tratativa e klubit parizien për të vijuar bashkëpunimin me yllin brazilian janë në faza të avancuara.

neymar-3

 

Fantazisti 28-vjeçar do të ishte i gatshëm të vazhdonte me kushtet e tanishme të kontratës nga i cili përfiton 32 milionë euro në sezon, dhe me një kontratë 5-vjeçare të cilit ja kishte kërkuar Drejtorit Sportiv të klubit parizien, Leonardos.

nejmar 2

Pikërisht Leonardo të martën e shkuar në një deklaratë kishte thënë se janë në faza të avancuara për rinovimin e kontratave edhe me lojtarët si: Mbape, Di Maria, Bernat dhe Draksler.

nejmar 3

Duket se tratativat me Nejmarin janë më të avancuara në krahasim me lojtarët e tjerë duke parë fjalën e Leonardos në intervista.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"