Nuk ka klauzolë, shkarkimi i Murinjos kushton një mal me para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 23:43

Nuk ka klauzolë, shkarkimi i Murinjos kushton një mal me para

Kontrata e Zhoze Murinjos me Totenhemin nuk ka një klauzolë prishjeje dhe në rast shkarkimi të teknikut portugez, klubi do të detyrohet t’i paguajë rrogën deri në fund të kontratës.

murinjo

“Spërsat” kanë humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe presioni mbi “Specialin” është rritur. Por, sipas “The Athletic”, kontrata që Mou firmosi në nëntor 2019 deri në vitin 2023, nuk ka klauzolë prishjeje, çka do të thotë se Totenhemit do t’i kushtojë një mal me para një shkarkim i parakohshëm i trajnerit, i cili paguhet me 15 milionë paund në sezon, dyfishin e rrogës së paraardhësit të tij.

Në këtë mënyrë, klubi do t’i paguante rrogën deri në ditën e fundit të kontratës. Murinjo zëvendësoi Poçetinon në stol dhe pavarësisht se aktualisht nuk ka asnjë tregues se ai rrezikon shkarkimin, një pjesë e tifozërisë fajëson pikërisht portugezin për mungesën e rezultateve së fundmi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"