“Nuk ka justifikime për Rejën, te Kombëtarja është rritur presioni”, Shpëtim Duro: Sigurojmë vendin e parë që nesër nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 20:12

“Nuk ka justifikime për Rejën, te Kombëtarja është rritur presioni”, Shpëtim Duro: Sigurojmë vendin e parë që nesër nëse…

Trajneri Shpëtim Duro është shprehur se në rast se Shqipëria triumfon ditën e nesërme ndaj Bjellorusisë në Minsk, atëherë me 99% e ka të siguruar vendin e parë në Ligën C në grupin 4 të Ligës së Kombeve, ndonëse do të jetë vetëm ndeshja e parë.

Shpetim Duro

Në një prononcim të dhënë për “Pressball”, Duro është shprehur se nuk do të ketë justifikime për Rejën, duke shtuar se tashmë te Kombëtarja është rritur presioni pas kualifikimit historik në EURO2016.

“Te Shqipëria ka shumë lojtarë që luajnë në Serinë A dhe në kampionate të tjera të mëdha europiane. Sa i përket futbollit ne jemi më përpara se Bjellorusia, Kazakistani dhe Lituania. Bjellorusët janë skuadra me e fortë në këtë listë që përmenda, me të cilët do të kemi edhe ndeshjen e parë. Nëse fitojmë në Minsk, atëherë me 99% do të sigurojmë vendin e parë në grup. Shqipëria thjesht duhet të përfundojë në vendin e parë.

Reja nuk ka justifikime për rezultat tjetër. Pas kualifikimit në Europianin e 2016, çdo trajner i Kombëtares duhet të punojë me presion të madh, sepse objektivat do të jenë të mëdha. Reja e ka bërë punën më të lehtë, lojtarët tani janë më të bashkuar se më parë.”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"