“Nuk ka justifikime për barazimin”, flet Shkembi: Përgjegjësi i parë jam unë, pastaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 15:48

“Nuk ka justifikime për barazimin”, flet Shkembi: Përgjegjësi i parë jam unë, pastaj…

Luftëtari dhe Teuta, e kanë mbyllur ndeshjen mes tyre në barazim pa gola. Menjëherë pas përfundimit të takimit, trajneri Blendi Shkëmbi ka folur për mikrofonin e “Supersport” dhe ishte shumë i pakënaqur për rezultatin. Sipas tij në këtë sfidë nuk ka justifikime, pasi duhet të fitohej me patjetër.

bandicam 2019-11-09 15-39-32-126

Dominuat, por nuk fituat? “Dominuam, por nuk duhet të gjejmë asnjë juftifikim, pasi duhet të fitonim. Duhet të kishim fituar, gjithë javës kemi thënë se duhet ta fitojmë. Nuk ka justifikime për këtë ndeshje”.

Ngërç psikologjik? “Nuk mendoj se ka lidhje me këtë dhe me të shkuarën. Pasi janë lojtarë të rinj dhe është një ekip ndryshe. U munduam patëm raste, por nuk shënuam. Nuk ka justifikim, prisja që ta fitoja këtë ndeshje”.

Çfarë nuk funksionoj? “Mungoi finalizimi dhe qetësia para portës për të shënuar. Kishte momente që mund ta kishim humbur ndeshjen, por kur je në sulm gjatë gjithë lojës mund të ketë momente të tilla”.

Nuk kishit ide si do çanit mbrojtjen? “Lojtarët kishin ide, pasi kishim punuar për këtë. Kishim dhe gjërësi. Me gjithë ata kundërshtarë në zonën e tyre, ne i patëm rastet, por nuk kishim qetësinë e duhur, për të gjetur golin”.

Merkato për sulm? “Është shpejt për të menduar për merkaton. Qëllimi jonë është të marrim pikë dhe të fitojmë. Sot, duhet të fitonim patjetër. Deri sa të jem trajner, këta lojtarë do të kenë besimin tim. Kur të vijmë momenti për merkato do të shohim për largime dhe afrime”.

Krosimet jo të mira dhe lëvizje e keqe e sulmuesve? “Patëm disa momente që dy ose tre lojtarë ishin te topi dhe nuk arritën të gjenin golin. Kemi punuar në stërvitje, por nga dëshira lojtarët nuk bëjnë dhe ato që duhet të bëjnë. Përgjegjësi i parë jam unë dhe pastaj lojtarët.”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"