“Nuk ka intereson aspak politika”, rrëfehet Shtubina: Ju tregoj pse vendosëm të rikthehemi në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 16:37

“Nuk ka intereson aspak politika”, rrëfehet Shtubina: Ju tregoj pse vendosëm të rikthehemi në stërvitje

Lojtarët e Vllaznisë pas bojkotit, kanë rënë dakord me kryetaren e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, që të rikthehen në stërvitje dhe të përgatiten për rinisjen e kampionatit.Dushkaj Shtubina

Së fundmi për “Supersport”, ka folur futbollisti shkodran, Ndriçim Shtubina, i cili është shprehur se kanë rënë dakord me kryebashkiaken dhe janë rikthyer në stërvitje, diçka që është shumë e mirë për të gjithë. Ai ka shtuar se lojtarëve nuk iu intereson aspak politika, që bëhet në bashki, ata duan vetëm të mirën e futbollit.

“Rifillimi i stërvitjes është një lajm shumë i mirë për të gjithë, pas një premtimi të marrë nga kryebashkiakja, ne vendosëm të rikthehemi ne stërvitje. Në nuk na intereson aspak çështjet politike, ne duam vetëm për futbollin. Do doja që Vllaznia të mos përzihet me politikën, ata duhet të gjejnë një zgjidhje së bashku. Tifozët paragjykojnë sepse nuk e dinë situatën tonë.”, u shpreh Shtubina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"