Nuk ka hapësira te Lacio, futbollisti shqiptar do të largohet. Pritet zyrarizimi te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 22:06


Nuk ka hapësira te Lacio, futbollisti shqiptar do të largohet. Pritet zyrarizimi te…

Mbrojtësi i majtë, Riza Durmishi nuk bind te Lacio dhe për këtë arsye klubi italian ka vendosur ta largojë.

durmisi.lazio.2018.19.bacio.750x450

Bardhekaltrit nuk janë të lumtur me formën e 26-vjeçarit dhe Inzagi nuk mund t’i besojë atij një vend në formacion në këto momente. Në këtë situatë, drejtori sportiv, Igli Tare ka filluar të lëvizë për t’i gjetur një skuadër të re Durmishit.

Sipas asaj që raportojnë së fundmi mediat italiane, mbrojtësi është pranë kalimit në Serinë B. Marrëveshja duket shuma afër, për kalimin e Durmishit te Salernitana, që ka vendosur ta marrë atë në huazim deri në fund të sezonit. Akordi mes palëve duket se është arritur dhe në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/