“Nuk ka hakmarrje me Tiranën”, Goxhaj zbulon batutën me Hidin: Para ndeshjes më tha se kishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 15:44

“Nuk ka hakmarrje me Tiranën”, Goxhaj zbulon batutën me Hidin: Para ndeshjes më tha se kishte…

Mbrojtësi i Bylisit, Jurgen Goxhaj, u shpall lojtari më i mirë në takimin mes ballshiotëve dhe ish-ekipit të tij, Tiranës.

jurgen goxhaj

Në mikrofonin e “Supersport”, mbrojtësi tregoi pse ishte larguar në verë nga bardheblutë, ndërsa tregoi edhe një batutë me Hidin para ndeshjes.

Hakmarrje e ëmbël me Tiranën?

Nuk ka vend për hakmarrje. E kisha menduar që mund të shënoja, dhe e kisha thënë që nuk do festoja. Luaj për Ballshin, dhe e respektoj fanellën që vesh. E morëm ndeshjen si të radhës, dhe kështu do i shohim edhe të tjerat.

Bylisi me ambicie…

Isha në tratativa edhe me ekipe të tjera, por më pëlqeu presidenti me ambicien e tij. Kishte afruar lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Pres që të vija edhe unë këtu të bëjmë gjëra të mira.

Të vjen keq që sot nuk je me Tiranën, por te Ballshi…

Te Tirana pashë që me afrimet e shumta, nuk do kishte mundësi për mua. Zgjodha të largohem. Jam 26 vjeç, dhe më duhen minutat. Falenderoj Zotin që jam këtu.

Ju tha sot Hidi, që të shënoje ti, se ai ka luajtur shumë vite te Tirana?

Ju tregoj edhe unë një batutë me Hidin. Para ndeshjes, i thashë që nëse shënoj nuk festoj. Ndërkohë, ai më tha: ‘ Kam ngritur 6 tituj me Tiranën, e kam qenë aty për shumë vite. Ti për 6 muaj, nuk do festosh?’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"