Nuk ka gjetur njeriun e duhur, fanella me numër 10-të është “mallkim” te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 10:33

Nuk ka gjetur njeriun e duhur, fanella me numër 10-të është “mallkim” te Tirana

Në futboll ekziston edhe e ashtuquajtura besëtytni, fati i keq apo fiksim. I tillë është edhe numri dhjetë i Tiranës. Një numër, i cili akoma nuk ka gjetur njeriun e duhur për të nderuar fanellën apo “playmakerin” që dëshirojnë të gjithë te Tirana. Prej dorëzimit të numrit 10 në sezonin 2010-2011 nga ana e Devi Mukës, (numër që është mbajtur nga emra të mëdhenj të bardhebluve), fanella nuk ka gjetur akoma njeriun e duhur te Tirana si në emër si në pozicionin që përfaqëson teknikisht në fushë.

tirana

Ndonëse për shumë sezone rresht qëndroi e varur në dollap, pasi nuk kishte zëvendësues të denjë për Mukën, sezonet e fundit kanë qenë disa lojtarë, të cilët e kanë veshur këtë fanellë për të treguar se janë në rangun e ish-kapitenit të Tiranës, Devi Muka. Gjithsesi, të gjithë kanë dështuar me nder, duke treguar që asnjëherë nuk ngrihen dot në 10-shin e mëparshëm. Duke lënë jashtë Mario Morinën, i cili ishte sulmues dhe që e ka mbajtur këtë fanellë, duke filluar nga Erjon Vucaj, Hardi Binguila, Keneth Muguna e tani, Namdi Oduamadi, të gjithë i ka ndjekur fati i keq. Vucaj e mbajti për dy vite 10-ën, por nuk ia doli të qëndronte më shumë se një sezon e gjysmë te Tirana, ndërsa tani luan në Kosovë.

ti

Pas rënies në Kategorinë e Parë ishin dy lojtarë që mbajtën numrin 10, Binguila dhe Muguna, por ata ia dolën vetëm të bënin foto me këtë fanellë. I fundit që e veshi 10-ën ishte Namdi Oduamadi, por lojtari u dëmtua pas 8 tetë javësh kampionat dhe me të gjitha gjasat nuk do të luajë më këtë sezon. Shkurt, duan apo nuk duan drejtuesit, duket se 10-ta nuk pranon emra radhazi, por lojtarë me peshë që të mbajnë në krah Tiranën. Dhe kjo është më se normale…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"