Nuk ka fitues në Vlorë, Flamurtari dhe Teuta ndajnë nga një pikë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 18:50

Nuk ka fitues në Vlorë, Flamurtari dhe Teuta ndajnë nga një pikë (Video)

Një ndeshje pa gola dhe shkëlqim ajo mes Flamurtarit dhe Teutës. Skuadrat nuk prodhuan shumë në fushën e lojës, dhe u treguan të kujdesshme në fazën difensive.

Flamurtari-Teuta2

Flamurtari provoi disa herë me anë të Zhufos dhe Danilo Alveshit por pa sukses. Në minutën e 89-të pati një pretendim për gol nga vlonjatët, por për gjyqtarin Jorgji, topi nuk e kishte kaluar vijën fatale.

Flamurtari ft

Me barazimin e sotëm Flamurtari i lë vendin e dytë Kukësit, pas fitores ndaj Laçit, ndërsa Teuta ngjitet provizorisht në vendin e 6-të me 15 pikë në 12 ndeshje.

MINUTE PAS MINUTE

Mbyllet takimi, Flamurtari – Teuta 0-0. 

90+1′ Stiljanovsi ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

87′ Kryen zëvendësimin e tretë dhe të fundit Teuta, largohet Çyrbja në fushë Beqaj.

86′ Largohet Danilo Alvesh në fushë Bushiç.

85′ Mundësi e artë për Lenën, kapiteni shpërdoron duke gjuajtur jashtë kuadratit.

82′ Hila provon të befasoj portierin Nurkoviç, por gjuajtja e tij ishte qendrore.

80′ Zëvendësim te Teuta, largohet Dediç, në fushë Tarik.

71′ Goditje dënimi shumë pranë hyrjes së zonës, provon Zhufo me të majtën, topi përfundon mbi kuadrat.

68′ Largohet Ardit Hoxhaj, në vendin e tij Lejdi Liçaj.

65′ Goditje dënimi shumë pranë hyrjes së zonës, në krahun e djathtë, ndëshkohet Pollozhani me karton të verdhë. Hakaj provon me një krosim të fortë, topi kalon gjithë pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush.

55′ Zëvendësimi i parë te Teuta, largohet Reza Karimi në fushë Amadu Latif.

52′ Ardit Hila ndëshkohet me karton të verdhë, pas një mbajte ndaj brazilianit Danilo Alvesh.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendëdësim te Flamurtari. Largohet Jakojleviç në fushë Kamara.

Përfundoj pjesa e parë, Flamurtari – Teuta 0-0.

45′ Një tjetër goditje dënimi për Flamurtarin, provon Zhufo por topi përfundon jashtë kuadratit.

43′ Lëvizje mjaft e mirë e mesfushorit Çyrbja në zonë, por dalja e portierit Nurkoviç ka qënë tepër e saktë duke i mohuar golin durrsakëve.

39′ Mundësi mjaft e mirë për Flamurtarin. Vlonjatët i afrohen golit me Zhufon, por gjujatja e brazilianit ishte e gabuar.

29′ Silvestër Shkalla ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Useinit.

25′ Goditje dënimi te Flamurtari, provon Zhufo, por topi zotërohet nga Kastrati.

19′ Danilo Alvesh provon me një gjuajtje të befasishme, por goditja ishte qëndrore dhe përfundon në duart e portierit Kastrati.

14′ Goditje dënimi për Flamurtarin nga e majta, kroson Zhufo, topi shkon tek Hoxhaj, i cili provon me një gjuajtje fluturimthi, por tentativa përfundon mbi kuadrat.

10′ Hila provon me të majtë nga distanca por gjuajtja e mesfushorit përfundon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur takimi.

Flamurtari-Teuta 0-0

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, (Kamara 46′),  Musta, Pollozhani, Sidibe, Useini, Zhufo, Alvesh, (Bushiç 86′), Hoxhaj (Liçaj 68′)

Trajner: Shpëtim Duro

Teuta: Kastrati, Beqja, Hrkaç, Shkalla, Hakaj, Hila, Lena, Çyrbja, (Beqja 87′),  Karimi, ( Latif 55′), Dediç, (Çmajçanin 80′), Osemene.

Trajner: Gugash Magani

Gjyqtar: Enea Jorgji

KV: Pollozhani, Siljanovski 90+1 Shkalla 29′, Hila 52′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"