Nuk ka fitues në ndeshjen miqësore, Tomori “ngec” përballë Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 9:53

Nuk ka fitues në ndeshjen miqësore, Tomori “ngec” përballë Vorës

Pas miqësoreve me Dinamon e Besën, Vora zgjodhi të sfidonte një tjetër skuadër të Kategorisë së Parë.

TOMORI

Të shtunën ata matën forcat me Tomorin në stadiumin e tyre dhe gjithçka u mbyll me barazimin 1-1, me gola të shënuar që në 23 minutat e para.

Loja nisi me ritëm të lartë dhe me vendësit që shohin në sulm. Është Ismailaj që godet fillimisht fuqishëm drejt portës në të 3-ën minutë, por Jata grushton topin dhe e dërgon në korne.

Reagojnë pas 7 minutash vorakët dhe kjo tentativë rezulton e suksesshme. Sajdi Thana del diagonal me portën dhe shkarkon fluturimthi të majtën, duke shtangur portierin Boje.

Tomori nuk e pranon humbjen dhe shton presingun.

Ky test ishte marrë seriozisht prej Klodian Arbërit, pasi ishte si provë gjenerale për Flamurtarin, kundërshtarin e radhës në kampionat.

Sapo kronometri shënonte të 23- ën, Paolo Kasmollari kroson bukur në zonë dhe mbrojtësi Kledis Hida zhytet me kokë, duke mposhtur Jatën.

Ndeshja “ndizet” dhe të dyja skuadrat kërkojnë me të gjitha mënyrat, si nga goditjet standarde edhe nga aksionet me skema, por portieri vorak, Arbër Jata, ishte heroi.

Edhe në fraksionin e dytë loja ka qenë e bukur, e shpejtë, me aksione dhe raste flagrante, ndonëse trajnerët “zbrazën” pankinat. Ritmi vërtetë nuk ra, por rezultati nuk ndryshoi.

Rezultati 1-1 i përgjigjet saktësisht çka dhanë skuadrat në fushë.

to (1)

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"