Nuk ka fitues në Drenas, Starova dhe Magani e nisin me barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 18:46

Nuk ka fitues në Drenas, Starova dhe Magani e nisin me barazim

Startoi sot edhe Superliga e Kosovës. Ndeshja hapëse ishte ajo mes Feronikelit të Sulejman Starovës dhe Trepças së Gugash Maganit. Kjo sfidë nuk prodhoi fitues pasi u mbyll në barazim 1-1. Rezultat ky që i shkon për shtat miqve nga Mitrovica.

321-12

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 18-të me Hotin, ndërkohë që Rusi barazoi shifrat për Trepçan 89’ në të 54-t.

Magani-Starova

Edhe pse të 2 teknikët shqiptarë kërkonin fitoren, barazimi ishte rezultati i drejtë për të dyja skuadrat. Në javën e dytë, Trepça e Maganit do të presë Prishtinën e Mirel Josës, ndërkohë që Feronikeli i Starovës do të ndeshet me Drenasin në transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"