Nuk ka fitues në derbin e Londrës, Çelsi me numër të frikshëm kartonësh të kuq (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 16:43

Nuk ka fitues në derbin e Londrës, Çelsi me numër të frikshëm kartonësh të kuq (VIDEO)

Çelsi dhe Arsenali janë ndarë sot në një barazim 0-0 në “Stemford Brixh” në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Premier Ligës angleze. Loja në përgjithësi ka qenë e barabartë, me Arsenalin më superior në pjesën e parë dhe me Çelsin që krijoi më shumë në të dytën.

sancez fabregas

Blutë e Londrës e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga David Luiz në minutën e 87. Ky ishte kartoni i tretë i kuq për Çelsin në 5 ndeshjet e fundit, ndërkohë që 3 kartonët e mëparshëm të kuq kanë dashur plot 73 ndeshje që të merreshin. Gjithashtu kjo ishte hera e parë që kampionët e Anglisë nuk shënojnë në një ndeshje në shtëpi nën drejtimin e Antonio Kontes.

Pas këtij takimi, Çelsi mban vendin e 3-të me 10 pikë, ndërsa Arsenali renditet i 12-i me 7 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"