Nuk ka fitues, Kamza dhe Teuta ndajnë nga një pikë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 15:06

Nuk ka fitues, Kamza dhe Teuta ndajnë nga një pikë (Video)

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Kamzës dhe Teutës e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Pas një pjese të parë të vakët, ku skuadrat nuk bënë asnjë goditje në portë, pjesa e dytë tregoi një tablo tjetër.

FT

Një gabim në vendosje e ekipit të Kamzës i dha golin e avantazhit Teutës, ku Frashëri devijoji në rrjetë, një top të Latif, duke shkaktuar një autogol. Pas pësimit të golit, vendasit kanë marrë frenat e lojës në dorë duke kërkuar më çdo kusht golin e barazimit. Në minutën e 89’ pas një prekje të topit me dorë nga Hrkaç, gjyqtari Xhaja nuk ka nguruar për të akorduar 11 metërsh. Raçiç tregohet i saktë nga pika e bardhë duke barazuar shifrat.

Me këtë barazim Teuta ngjitet në kuotën e 7 pikëve po aq sa Skënderbeu, Kukësi dhe Flamurtari, ndërsa për Kamzën ky ishte barazimi i tretë në 3 ndeshje.

 

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimi, Kamza-Teuta 1-1

90+1′ Kamza provon ta fitojë takimin, duke u hedhur e gjitha në sulm.

89′ Stefan Raçiç barazon shifrat për vendasit nga pika e bardhë e penalltisë pas prekjes së topit me dorë nga Hrkaç. 1-1.

86′ Imeri kroson bukur nga këndi për Raçiçin, i cili gjuan me kokë, sfera përfundon ngjitur me shtyllën, shpëton për mrekulli porta e Teutës.

79′ E pa fat Kamza në këto minuta, një tjetër moment i rrezikshëm, Neziri lëshon një të djathtë potente në hyrje të zonës, topi përfundon shumë pranë shtyllës së djathtë pingule.

78′ Çfarë humbet durrësaku Ermir Rezi. Fare pranë vijës fatale gjuan fluturimti jashtë kuadratit.

77′ Rrëmujë në zonë, topi mbetet në këmbët e Mehmetit, gjuan ky i fundit, por reagon mjaft mire portieri Kastrati, duke mbajtur të paprekur portën.

73′ Imeri provon me një gjuajtje në portë nga 35 metra, topi përfundon drejt e në duart e portierit Kastrati.

70′ Kamza i zhvendos të gjitha forcat përpara në kërkim të golit të barazimit, Imeri dhe Fukui provojnë të nisin sulme të rrezikshme, por mungon pasimi i fundit.

60′ Kamza hidhet në sulm për të barazuar rezultatin, Mehmeti kroson nga këndi për Raçiç, i vëmendshëm portieri Kastrati që grushton duke larguar rreziku.

55′ I sapo futuri Imeri provon me një gjuajtje nga distanca, topi devijohet nga Shkalla në goditje këndi.

53′ Teuta kalon në avantazh. Lena jep një asist për Latif, i cili nis një pasim për në qendër, por devijon aty Frashëri i cili shkakon autogol. 0-1 për Teutën. 

46′ Fukui merr një top nga e djathta kërcen bukur me kokë, sfera përfundon mbi kuadrat.

Mbyllet pjesa e parë, Kamza – Teuta 0-0.

45′ Rast i artë për Kamzën, Neziri kroson për Fukuin, por japonezi godet shumë keq me kokë jashtë kuadratit.

32′ Krosim i Frashërit drejt shtyllës së dytë për Fukuin, mesfushori nuk arrin të kordinohet siç duhet me kokë, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

28′ Hrkaç harkon një top në zonë, topi kalon gjithë pasqyrën e portës pa arritur të devijohet në rrjetë nga Dediç.

22′ Plaku largohet nga fusha e lojë i dëmtuar, vëndin e tij e ze Erlis Frashëri.

13′ Goditje dënimi për Teutën, Dosti kroson bukur në shtyllën e dytë për Hrkaç, ky i fundit vendos duart ndaj Masato Fukuit duke shkaktuar faull në sulm.

8′ Vendasit provojnë të shtyjnë përpara, por tregohen të pasaktë në pasime.

2′ Mundësia e parë e mirë për Teutë, Latif shmang mjaft mirë mbrojtësit e Kamzës në zonë, por gabon në shërbim për Dediç.

1′ Ka nisur takimi. Kamza shkelmon topin e parë nga qendra.

KAMZA – TEUTA 1-1

Shënues: Raçiç (p) / Frashëri (a)

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Fushtar, Lelis, (Arrabal 46′), Neziri, Zefi, (Imeri 55′), Mehmeti, Fukui, Rezi, Plaku, (Frashëri 22′), Raçiç

Trajner: Ramadan Ndreu

Teuta: Kastrati, Oluasina, Shkalla, Hrkaç, Beqja, Hila, Lena, Dosti, Shehaj, (Vila 74′), Dediç, (Peqini 79′),  Latif

Trajner: Gugash Magani

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja

KV: Neziri, Halilaj / Oluasina, Latif

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"