Nuk ka fitues, derbi përfundon në “paqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2015 | 13:18

Nuk ka fitues, derbi përfundon në “paqe”

skenderbeu bNdeshja e vlefshme për Kategorinë e Tretë mes Devollit dhe Skënderbeut B është luajtur nën një interesim të madh nga ana e tifozërisë vendëse, duke qenë se është konsideruar si një përballje derbi.

Ndërkohë që edhe loja i është përgjigjur në mënyrën më të mirë interesimit të tifozërisë, pasi ka nisur e shpejtë dhe me raste sidomos nga devollinjtë. Këta të fundit, në minutën e 7-të, kanë arritur të fitojnë një 11-metërsh, por nga pika e bardhë është Përe, i cili nuk gjuan siç duhet dhe e çon sferën mbi traun e portës së mbrojtur nga Dramolli. Pas këtij momenti, miqtë nga Korça duket sikur zgjohen dhe hidhen në sulm për të shënuar golin e avantazhit. Gjithsesi, për Devollin, në minutën e 37-të Kambo arrin të realizojë dhe të kalojë ekipin e tij në avantazh. Në fillimin e pjesës së dytë, miqtë do të barazojnë me anë të Trëndafilit. Pavarësisht rasteve dhe shtyllës së goditur nga vendësit, ndeshja ka përfunduar në barazim 1-1.

Devolli-Skënderbeu B 1-1
GOLAT: Kambo 35′ / Trëndafili 51′
DEVOLLI: Mali, Braholli, Cuko, Avxhi, Metolli, Pleshti (Domazeti 65′), Fifo, Kambo, Treni, Xhaçi (Bleta 60′), Përe. Trajner: K.Skoti SKËNDERBEU: B.Dramolli, Trëndafili, Xite (Zegullaj 46′), Kalaja, Keço, Kame, Miho, Minaj, Rapo, Demiri, Rezhda. Trajner: V.Ballço GJYQTARË: E.Demiraj, A.Doce, G.Kamolli
KARTONË TË VERDHË: Pleshti, Metolli, Braholli / Minaj
DELEGAT: R.Rapo

Përgatiti: Thanas Çeva

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"