Nuk ka festë për gratë e yjeve të Argjentinës pas kualifikimit, arratisen nga hoteli në mes të natës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 19:24

Nuk ka festë për gratë e yjeve të Argjentinës pas kualifikimit, arratisen nga hoteli në mes të natës

Fitorja e Argjentinës ndaj Australisë ka çliruar jo vetëm futbollistët e skuadrës së Skalonit, por edhe familjarët e tyre të shumtë të cilët i ndjekin me ankth ndeshje pas ndeshje në stadiume. Por festa pas suksesit 2-1 që u siguroi biletën për në çerekfinale, nuk ka zgjatur shumë për gratë dhe familjarët e lojtarëve argjentinas të cilët ishin strehuar në hotelin luksoz “Ëaterfront” ku paguanin 800 euro për natë.

ddddfdfdfdf

Rreth orës 22 të mbrëmjes, energjia elektrikë në hotel është ndërprerë dhe askush nuk jepte shpjegim se çfarë po ndodhte. Nuk funksiononte asgjë ndërsa kishte raportime se në një pjesë të hotelit kishte tym. Familjarët e lojtarëve si Ruli, Akunja, Papu Gomez, Peceja, Paredes dhe Di Maria janë mbledhur në hollin e hotelit të tmerruar pasi nuk dinin se çfarë po ndodhte. Ndërkohë, babai i Fojth, inxhinier me profesion, kishte shkuar të inspektonte lidhjet elektrike, por edhe ai nuk gjeti asgjë që mund t’i jepte zgjidhje problemit.

Pas dy orësh, energjia elektrike u kthye përsëri, por delegacioni i madh argjentinas nuk dëshironte më të qëndronte në një hotel ku ishin ankuar vazhdimisht për cilësinë e shërbimit në hotelin që i përket një prej sheikëve të Katarit.

Pas shumë negociatash, ata janë larguar përfundimisht nga hoteli rreth orës 2 pas mesnatës, ndërsa kanë hedhur në gjyq sheikun duke kërkuar që t’u kthejë paratë mbrapsht. Padyshim, kjo nuk është mënyra më e mirë për të festuar çerekfinalet e një Botërori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"