Nuk ka ende shenja për rinovim, gjiganti i Premier Ligës gati të afrojë titullarin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 20:10

Nuk ka ende shenja për rinovim, gjiganti i Premier Ligës gati të afrojë titullarin e Interit

Milan Skriniar është një emër që po luhate shumë në merkato, i cili është ende në dyshim nëse do të rinovojë me zikaltërit ose jo.

skriniar

Prej kohësh klubi italian po mundohet ta bind sllovakun që të hedhë firmën për zgjatjen e kontratës, por oferta e bujshme nga PSG duket se e tundon.

Së fundmi në garë për të është futur dhe një tjetër klub sheikësh. Bëhet fjalë për Mançester Sitin.

Gjiganti i Premier Ligës, siç raporton “The Sun”, është gati që të bëjë një ofertë bindëse për Skriniar, në mënyrë që ta afrojë që në janar.

Me Mançester Sitin dhe PSG-në në garë, duket se do të jetë më e vështirë për Interin që t’i mbushë mendjen Skriniarit që të qëndrojë në Milano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"