Nuk ka eksperimente te Tirana, Lika rikthehet në portë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 12:51

Nuk ka eksperimente te Tirana, Lika rikthehet në portë

Nuk rrezikon një qime trajneri i Tiranës, Ze Maria. Pas dy javësh mungese në portën bardheblu, kthehet Ilion Lika. Edhe pse gjatë javës ka përdorur Alesio Abibin, trajneri i Tiranës, të premten ka hedhur në fushën e lojës Ilion Likën. Gardiani i bardhebluve, pas dy ndeshjeve që mungoi tani do të luajë nga minuta e parë, duke qenë një vlerë e shtuar për ekipin e Tiranës.

ti

Formacioni anti-Kukësi do të jetë shumë i njëjtë me atë që luajti ndaj Teutës, por me disa ndryshime të vogla. Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Kërçiku, Turtulli, Atinga e Hoxhallari. Në mesfushë do të luajnë: Maveje, Karabeci, Kobina e Edon Hasani. Në sulm, edhe pse u provua Gideon Ofei në vend të Junus Sentamusë, ky i fundit do të luajë titullar, duke qenë i preferuari i Ze Marias, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Ndeshja nis në orën 16:45, ndërsa rezultati është vendimtar për të dy kampet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"