“Nuk ka eksod te Besëlidhja”, presidenti Noka: Po largohen pensionistët që nuk dhanë asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2020 | 11:04

“Nuk ka eksod te Besëlidhja”, presidenti Noka: Po largohen pensionistët që nuk dhanë asgjë

Te Besëlidhja nuk mund të flitet ende për afrime. Pas largimit të trajnerit Elvis Plori, dhanë lamtumirën edhe tre futbollistët: Moqi, Koleci dhe Merdini. Presidentin Gjok Noka nuk e shqetësojnë rrjedhjet, madje refuzon që ta quajë “eksod”.gjok noka

Në një reagim të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i klubit saktëson se kanë ikur vetëm pensionistët. “Nuk ka eksod te Besëlidhja. Po largohen vetëm ata futbollistë që sezonin që u mbyll, nuk dhanë asgjë për skuadrën. Kanë qenë thjesht pensionistë.

Unë e kam deklaruar edhe më parë, se te Besëlidhja do të qëndrojnë vetëm ata futbollistë që kanë bindur e jo invalidë e pensionistë për të mbushur organikën. Jam në kontakte me shumë trajnerë që janë të gatshëm të marrin përsipër drejtimin e Besëlidhjes.

Tani jam në fazën e përzgjedhjes, pasi dua një trajner që të më bindë dhe të jetë i gatshëm për përmbushjen e objektivave që kemi. Besoj se shumë shpejt do të mësohet emri i tij dhe më pas data e grumbullimit të ekipit që do të nisë nga faza përgatitore”, ka thënë Gjok Noka.Beselidhja goli

Kujtojmë se deri tani nga Besëlidhja janë larguar 5 futbollistë të organikës. Me fillimin e gjysmës së dytë të sezonit është vetëlarguar mbrojtësi Arian Sheta, më pas sulmuesi serb Ivan Jovaneviç dhe pas mbylljes së sezonit janë larguar mbrojtësi Igli Moqi dhe mesfushorët Eristotel Koleci dhe Eriol Merdini.

Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"