“Nuk ka ekipe të vogla në Superiore”, Egbo: Luftëtarin e kemi vlerësuar sikur të vlejë 6 pikë, presim dhe 1 surprizë në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 19:01

“Nuk ka ekipe të vogla në Superiore”, Egbo: Luftëtarin e kemi vlerësuar sikur të vlejë 6 pikë, presim dhe 1 surprizë në merkato

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, doli sot në konferencën për shtyp, në prag të sfidës ndaj Luftëtarit, që do të zhvillohet ditën e nesërme, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku foli me superlativa për këtë takim, duke bërë me dije se skuadra është përgatitur maksimalisht për të marrë maksimumin.

egbo

4 fitore radhazi – Ekipi është në rrugën e duhur nga ana rezultative dhe për sa i përket objektivave që janë vendosur nga klubi në fillim të sezonit. E kam thënë gjithmonë, do t’i marrim gjithmonë ndeshjet një e nga një dhe do të synojmë të marrim sa më shumë fitore. Në fund do të bëjmë llogari.

Luftëtari skuadër e bezdisshme – Ne e dimë çfarë ekipi është Luftëtari, nuk ka ekipe të vogla në Superiore. Të gjitha ekipet janë njësoj. Ekipi që vrapon më shumë dhe bën më pak gabime do të dalë fitimtar në fund të takimit. E kemi vlerësuar shumë Luftëtarin. Janë djem të rinj që vrapojnë shumë, kanë rritmin e lojës dhe të venë në vështirësi me kundërsulm. Mendoj që ekipi jonë është gati ta përballojë këtë ndeshje. E kemi vlerësuar sikur kjo ndeshje të ketë 6 pikë dhe jo 3.

Euforia – Nuk besoj se skuadra do të ketë eufori. Kemi fituar vetëm 1 ndeshje në vitin 2020. Ccunat e dinë që nuk ka nevojë për eufori. Janë shumë ndeshje për t’u luajtur, është rrugë e gjatë, duhet të jemi me këmbë në tokë.

Afrimi i Sidibe – Deri në momentin e fundit do shohim. Mund të ketë edhe një surprizë tjetër. Do shohim deri në momentin e fundit.

Kandidatë për titullin – Ka shumë ndeshje, gjithmonë duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje në fund do bëjmë llogaritë. Unë shoh gjithmonë pozitiv. Duhet të jemi me këmbë tokë. Duhet të futemi në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e pikëve.

Çfarë prisni nga Kukësi-Partizani? Nuk merrem me ekipet e tjera, merrem vetëm me ekipin tim. Në qoftë se arrijmë të marrim maksimumin në çdo ndeshje jam në rregull.

Rruga është akoma shumë e gjatë. Sa më shumë të fitojmë aq më shumë shtohet vetëbesimi dhe fuqia për vazhdimësi. Më e mira do bëhet për ekipin”, u shpreh Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"