“Nuk ka ekipe të pakalueshme”, Redon Xhixha: Pikët vlejnë më shumë se golat

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 16:24

Kategoria Superiore Laci LAJMI KRYESOR Të fundit

“Nuk ka ekipe të pakalueshme”, Redon Xhixha: Pikët vlejnë më shumë se golat

Redon Xhixha po kalon një superformë. Bashkë me Kirian Nuabuezen, ai po i garanton golat Laçit. Sulmuesi që ka nisur të luajë pa mbushur ende të 17-at po bind me paraqitjet e tij dhe rrjetat që ka shënuar janë dëshmia më e mirë. Në një prononcim për “RTSH Sport”, laçiani ka komentuar gjendjen e tij, por edhe të ekipit.

Xhixha Laci

“U zhbllokova nga goli, morëm fitoren dhe shpresoj që unë dhe skuadra të vijojmë me këtë ritëm”, kështu e nisi fjalën e tij lojtari 21-vjeçar. Kurbinasit janë ringjallur në tri javët e fundit, e megjithatë Xhixha thekson se edhe nën drejtimin e Sulejman Starovës po bënim mirë.

“Laçi kërkon më të mirën kudo ku luan, të njëjtën gjë bënim edhe në javët kur kishim trajner Starovën. Shpresoj që të shënojmë sa më shumë, por sidomos të marrim pikët maksimale në çdo ndeshje”, theksoi i riu. Ndeshjen e radhës e luajnë në fushën e tyre, ku të dielën presin Kukësin. Objektivi është i qartë, marrja e trepikëshit të radhës. “Kukësi është ekip i fortë. Këtë sezon, Superiorja ka kualitet dhe ka shumë skuadra të forta. Nuk mendoj se ka ekipe të pakalueshme. E rëndësishme është që të merret fitorja. Është sekondare se kush shënon, Xhixha apo dikush tjetër. Në këto momente, ne duam sa më shumë fitore”, përfundoi Xhixha.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com