Nuk ka dyshime për të ardhmen e Ethemit, zbulohet plani i klubit polak që “lë thatë” Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 12:44

Nuk ka dyshime për të ardhmen e Ethemit, zbulohet plani i klubit polak që “lë thatë” Kukësin

Nuk ka më asnjë dyshim, e ardhmja e Valon Ethemit do të jetë në Poloni, te skuadra e Zaglebie Lubin. Lojtari kaloi testet mjekësore që para një muaji me skuadrën polake, por zyrtarizimi i marrëveshjes nuk ka ardhur për shkak të pretendimeve të Kukësin.

Ethemi

Verilindorët pretendonin se në kontratë thuhej se Ethemi duhet të ishte pjesë e verilindorëve edhe për kupat e Europës, duke i kërkuar të kthehej në skuadër, por diçka e tillë nuk u bë nga lojtari.

Gjithashtu Kukësi kërkon edhe takën e formimit të futbollistit, pasi lojtari ishte 22 vjeç, por për këtë klubi polak ka gjetur një zgjidhje të veçantë.

Sipas “mkszaglebie”, klubi i Zaglebie Lubin do të firmosë me lojtarin më 3 tetor, pikërisht në ditën e lindjes së tij, kur ai të mbushë 23 vjeç dhe të mos ketë detyrime ndaj Kukësit. Kujtojmë se merkato në oloni mbyllet më 5 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"