Nuk ka dyshime për medaljen e bronzit, Calja kalon testin anti-doping

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 13:56

Nuk ka dyshime për medaljen e bronzit, Calja kalon testin anti-doping

Briken Calja arriti të fitonte një medalje bronzi në Boterorin e Tajlandës.  Peshëngritësi shqiptar, iu nënshtrua testeve anti-doping që në vitet e fundit ka qenë një tmerr për sportistët shqiptarë, pasi kanë rezultuar pozitivë.

briken-calja-1-1

Calja,  a rezultaltuar negativ në testin e anti-dopingut. Pra, medalja ka qenë e vlefshme dhe për këtë ai  ka qenë shumë  i lumtur, siç shprehet me anë të një statusi në rrjketet sociale.

Postimi i Caljes:

“Jashtëzakonisht i lumtur! 
Medalja botërore është e Shqipërisë, e shqiptarve dhe personalisht e imja.
Ka kaluar çdo afat i mundshëm për të shuar dyshimin e mendjes më skeptike në lidhje me medaljen e Botërorit të Tajlandës. 
Çdo afat kohor për testet anti-doping ka përfunduar dhe mund të themi plotësisht të bindur që Shqipëria ka një medalje bronzi botërori të përfaqësuar nga Briken Calja”.

briken

brikkk

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"