Nuk ka bërë kaq mirë me asnjë skuadër në Champions, shihni statistikën e veçantë të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 13:59

Nuk ka bërë kaq mirë me asnjë skuadër në Champions, shihni statistikën e veçantë të Interit

Interi arriti të korrte një sukses mjaft të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme për rrugëtimin në Champions, duke triumfuar 1-3 në transfertën e Tiraspolit ndaj Sherifit.

INTER

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi ngjitet në vendin e dytë në grup dhe arrin kuotën e 7 pikëve dhe nga tani e në vazhdim është padrone e fatit të saj.

INTER 2

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Interi ka shënuar gjashtë gola ndaj Sherif Tiraspoli në këtë edicion të Champions-it, ku me asnjë skuadër nuk ka bërë kaq mirë në një sezon në këtë kompeticion europian.

Ndeshjen e ardhshme zikaltërit kanë derbin ndaj Milanit në kampionat, ndërsa në Champions do të sfidojnë në shtëpi Shahtjorin dhe Realin në transfertë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"