Nuk ka ballafaqim “ëndrrash” me Italinë, “të kaltrit” zgjedhin sfiduesin e fundit përpara EURO 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 15:29

Nuk ka ballafaqim “ëndrrash” me Italinë, “të kaltrit” zgjedhin sfiduesin e fundit përpara EURO 2020

Federata Italiane e Futbollit i shuan shpresat palës shqiptare për mbajtjen e një takimi miqësor mes dy kombëtareve tona.

Italy's Marco Verratti (2R) contrastated by Albania's Ledian Memushaj (R) and Migjen Basha during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match Italy vs Albania at Renzo Barbera stadium in Palermo, Sicily island, Italy, 24 March 2017. ANSA/MIKE PALAZZOTTO

Drejtuesit italianë konfirmuan se sfida e fundit miqësore për 4-herë kampionët e botës do të jetë me Republikën Çeke në 4 qershor, ora 20:45 në stadiumin e Bolonjës “Renato Dall’Ara”.

ENXds7kWkAMhkbx

Duke qenë se marrin pjesë në kampionatin europian të 2020, Italia e ka plotësuar tashmë axhendën e takimeve miqësore përpara nisjes së turneut. Kombëtarja italiane do të përballet me Anglinë (27 mars), Gjermaninë (31 mars), San Marinon (29 maj) dhe Republika Çeke (4 qershor).

Tashmë FSHF-ja duhet të gjejë një tjetër sfidues për Shqipërinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"