“Nuk jemi të varur nga një individ i vetëm”, Guardiola: S’dua as Mesin, as Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 22:00

“Nuk jemi të varur nga një individ i vetëm”, Guardiola: S’dua as Mesin, as Ronaldon

Pep Guardiola thotë se nuk do të këm bente ndonjë nga lojtarët e tij të Sitit me asnjë futbollist tjetër, qoftë ai Mesi, Ronaldo, Nejmar apo Mbape. Suksesi 3-0 ndaj Totenhemit të shtunën e dërgoi në 16 numrin e fitoreve radhazi të “Qytetarëve” në të gjitha kompeticionet, duke e çuar në +7 pikë diferencën me ndjekësit në Premier Ligë, Lestërin dhe Junajtidin, ndërkohë që ka edhe një ndeshje për të rikuperuar.

messi guardiola

Këtë rekord skuadra e katalanasit e ka vendosur që prej barazimit 1-1 me Uest Bromuiçin në dhjetor, pas së cilës kanë shënuar 14 lojtarë të ndryshëm. Gyndoan, Diaz dhe Foden kanë shkëlqyer gjatë kësaj periudhe dhe trajneri pranon se ai e shijon faktin që skuadra e tij nuk është e varur prej një individi të vetëm. “Ne nuk kemi lojtarë të cilët mund t’i fitojnë vetëm ndeshjet. Nuk kemi një Mesi apo Kristiano, Mbape apo Nejmar. Ne duhet t’ia dalim si skuadër. Unë do të tregohem i sinqertë, do të më pëlqente të kisha një futbollist i cili shënon çdo ndeshje katër gola dhe vrapon si këta lojtarë, do të më pëlqente kjo gjë. Por, unë nuk do të ndryshoja asnjë lojtar që kemi sot këtë sezon, asnjërin.

Për këtë arsye shumë herë unë kam lavdëruar kapitenin Fernandinjo, se si ai ndihmon brenda dhe jashtë fushe për të qenë të bashkuar në momente të këqija. Në ekipet e mëdha, lojtarët e mëdhenj e tregojnë atë në momente të këqija. Në momente të mira të gjithë e kanë të lehtë të luajnë dhe këtë sezon ne kemi pasur momente të këqija. Në një moment kemi qenë në vend të 12-të në klasifikim.

guardiola

Ishim 5 pikë larg Totenhemit dhe -8 pas humbjes në përballjen direkte kur ata ishin në krye të kampionatit. Ndërsa sot jemi +17 nga Totenhemi”. Nëse nesër Siti fiton ndeshjen e prapambetur me Evertonin, atëherë ata do të shkonin +10 pikë në krye dhe kjo është shumë e rëndësishme për teknikun 50-vjeçar: “Kemi një mundësi të shkëlqyer për ta thelluar diferencën nëse mundim Evertonin. E dimë që është një skuadër e vështirë. Është shans i mirë për të thelluar distancën, sepse në shkurt dhe mars nuk shpallet askush kampion dhe këto lloj fitoresh do të janë shumë të rëndësishme për garën për titull”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"