“Nuk jemi përgatitur ta nisim ndeshjen me penallti inekzistente”, Kapllani nuk i shmang polemikat pas barazimit: Vendos VAR-i, nëse funksionon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2023 | 18:33

“Nuk jemi përgatitur ta nisim ndeshjen me penallti inekzistente”, Kapllani nuk i shmang polemikat pas barazimit: Vendos VAR-i, nëse funksionon

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, ka qenë i pakënaqur me barazimin në derbi ndaj Teutës. Tekniku ishte i pakënaqur sidomos për faktin se skuadra e tij u ndëshkua që në minutat e parë me një penallti që sipas tij nuk ishte.

kapllani

“Më vjen keq për ata çuna se nuk janë përgatitur të nisin lojën me penallti inekzistente. Ramë në presion, kishim edhe erën kundër dhe vuajtëm ato 20-25 minutat e balancuam lojën. Në pjesën e dytë foli totalisht për ne dhe ishim më pranë fitores.

Goli i dytë i Teutës? Ishte faull, nëse e shënonte, e vendos VAR-i, nëse funksionon.

Kahrimanoviç nuk është në gjendje të mirë fizike, ka qenë i sëmurë me ilaçe. E ka vuajtur këtë pjesë, ka rënë goxha nga pesha. Edhe ne presim të kthehet Kahrimanoviç i vërtetë, siç jemi mësuar ta shohim”, tha Kapllani pas sfidës për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"