“Nuk jemi në presion”, kapiteni i Teutës para sfidës me Laçin: Na kanë munguar tifozët, kjo ndeshje është shpëtimi i sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 17:00

“Nuk jemi në presion”, kapiteni i Teutës para sfidës me Laçin: Na kanë munguar tifozët, kjo ndeshje është shpëtimi i sezonit

Në prag të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit ka folur dhe Emiljano Vila. Kapiteni i Teutës u shpreh optimist për fitoren e kësaj ndeshjeje si dhe i bën thirrje tifozëve që të vijnë sa më të shumtë në stadium.

emiljano vila

Si është situata në ekip?

Situata është shumë e mirë pas një pauze që na ka shërbyer shumë. Vijmë nga një fitore me Laçin, gjendja është optimale dhe jam optimist për nesër duke parë gjendjen e ekipit.

Teuta e sheh Kupën si shpëtim, sa të vështirë e bën këtë ndeshje?

Gjithë ndeshjet janë të vështirë, por për ne kjo është shpëtimi i sezonit. Një ndër ndeshjet më deçisive, pro nuk jemi në presion. Lojtarët e dinë se çfarë shërben dhe jam i qetë në këtë pjesë.

Si mund të arrihet pranë Kupës duke mundur Laçin dhe për të shpëtuar investimet e këtij sezoni?

Kjo ndeshje është shpëtimi i sezonit, në këtë pjesë jemi të qetë. Se çfarë do japi fusha, do e tregojnë vetë lojtarët.  Ekipi më ka pëlqyer shumë, janë të gjithë të motivuar për të shkuar në finale.

Rikthimi në Durrës, mesazh për tifozët?

Na kanë munguar tifozët dhe gjej rastin tu them që të vijnë dhe të na vijnë sa më të shumtë. Kemi nevojë, por këtë herë inaugurojmë fushën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"