“Nuk jemi në lartësinë e duhur”, Kolela e thotë hapur: Nga sot nuk jemi më në garë për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 21:22

“Nuk jemi në lartësinë e duhur”, Kolela e thotë hapur: Nga sot nuk jemi më në garë për titullin kampion

Xhovani Kolela, trajneri i Partizanit, ka deklaruar se ekipi i tij nuk është më në garën për titullin kampion pasi është në vështirësi të dukshme.

bandicam 2023-02-06 21-14-59-976

“Arsyet pse nuk ruajmë avantazhin janë të shumta, nuk  është vetëm një. Mendoj se skuadra është pak e karikuar psikolgjikisht dhe me shumë mundësi është një peshë që nuk arrin ta mbajë.

Meqë është larguar Rrapaj dhe po provojmë zgjidhje të ndryshme. Pastaj mbrapa është e lehtë të bësh komente. Por para se të jap gjykime, preferoj të bëj disa prova. Meqë jemi në vështirësi se një lojtar u largua në momentin e fundit, mund të ndodhë. Pastaj Hoti nuk është hera e parë që e bën, ka luajtur edhe më parë në atë pozicion.

Ne nuk jemi më në garë për titullin nga sot, 6 pikë nga Tirana janë shumë. Ka shumë skuadra dhe ne me shume mundësi nuk jemi në lartësinë e duhur.

Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën, por nuk jemi ne kandidatët për titullin në këto momente, është e dukshme.

Kur një skuadër bën 2 pikë në 5 ndeshje nuk mund të thotë se është kandidate për titull. Para se ta thonë të tjerët, e them unë”, tha ai për “Oversport” për titullin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"