“Nuk jemi ne favoritët”, Zidan e mendon finalen me Liverpulin të barabartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 22:09

“Nuk jemi ne favoritët”, Zidan e mendon finalen me Liverpulin të barabartë

Trajneri i Realit të Madridit, në konferencën për shtyp para finales me Liverpulin, shprehet se kjo ndeshje parashikohet e barabartë, dhe ekipi i tij nuk është aspak favorit.

1527263351_266785_1527268635_portada_normal_recorte1

Nuk jemi ne favoritët, duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe nëse dëshirojmë të fitojmë. Në finale shanset janë gjithmonë 50 me 50. Jemi të lumtur që ndodhemi këtu dhe që do të luajmë këtë sfidë, ndërkohë që për mua si trajner do të jetë shumë e vështirë të zgjedh 11-shen titullare dhe futbollistët e dinë këtë.Klopp? Kam shumë respekt për të, është një trajner me shumë eksperiencë, çdo teknik është i ndryshëm dhe ka stilin e tij. Cristiano Ronaldo është mirë, nëse nuk është në 150% të formës së tij, është në 140% dhe më besoni , kjo nuk është pak. Këtë të shtunë luajmë ndeshjen e fundit të sezonit dhe Cristiano jeton për këto lloj sfidash.” – deklaroi Zidan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"