“Nuk jemi me pushime”, Tiago Silva kërkon të reagohet sa më shpejt në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 18:12

“Nuk jemi me pushime”, Tiago Silva kërkon të reagohet sa më shpejt në Brazil

Kapiteni i PSG-së, Tiago Silva është tepër i shqetësuar për situatën e krijuar nga koronavirusi, prandaj dhe i bën thirrje bashkëkombasve të tij të kuptojnë sa më shpejt seriozitetin e situatës.

tiago silva

35 vjeçari shpreson që situata në Brazil të mos jetë aq e keqe sa në Europë, për këtë arsye i bën thirrje popullit të tij të kuptojnë se nuk janë me pushime dhe të mos dalin nga shtëpitë.

Tiago Silva PSG 2

“Këtu në Brazil mund të kemi akoma kohë për të reaguar. Shpresoj që kriza mos të jetë aq e dhunshme sa në Europë. Shpresoj gjithashtu që njerëzit të ndërgjegjësohen për sa i përket seriozitetit të situatës.

Plazhet duhet të boshatisen. Nuk kemi marrë pushimet e shkollës! Jemi në një moment reflektimi. Duhe të qëndroni në shtëpi dhe të shpresoni që situata t’i rikthehet normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur,” tha braziliani Tiago Silva, i cili është një nga futbollistët e PSG-së që zgjodhi të kalojë ditët e izolimit në vendlindjen e tij.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"