“Nuk jemi gati për hapin e madh”, Malota: Vuajmë mungesën e një sulmuesi “pykë”, ju tregoj rivalët tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 20:28

“Nuk jemi gati për hapin e madh”, Malota: Vuajmë mungesën e një sulmuesi “pykë”, ju tregoj rivalët tonë

Renato Malota ishte një nga më të mirët në fushë, në përballjen e sotme ndaj Tiranës. Mbrojtësi lezhian shpëtoi skuadrën nga një gol i sigurt në momentet e fundit. Në prononcimin pas ndeshje për “Gol pas Goli”, Malota u shpreh:

bandicam 2019-11-08 20-24-09-742

“Ishte një dyluftim mes portierit dhe sulmuesit. Top aksidental. U gjenda papritur. Mu bë qejfi që arrita ta largoja atë top, i cili do rezultonte fatal. Nuk kishim mundësi të barazonim ndeshjen.

Nuk e kemi luksin si ekipet e tjera që të kemi 18 lojtarë të  njëjtit nivel. Mungesat ndihen shumë. Lojtarët e futur pavarësisht se nuk ishin në kondicionin e duhur, dhanë maksimumin. Taktika e trajnerit për ta mbajtur ekipin para rezultoi pozitive, kjo mendoj është arsyeja pse dolëm me 1 pikë.

Ne kemi ardhur nga Kategoria e Parë, 60% e ekipit janë bashkuar në verë. Nuk jemi gati për të bërë hapin e madh për të shkuar në Europë. Duhet të sigurojmë qëndrimin në Superiore, pastaj të shikojmë për më lartë. Rivalët për momentin janë, Laçi, Bylis, Teuta, Skënderbeu. Jemi në të njëjtën nivel, pavarësisht se ekipet kanë pasur luhatjet e veta.

Po vuajmë një sulmues tipik pykë. Deri në janar do ta shtyjmë si do ta shtyjmë. Më pas është në dorën e drejtuesve që të bëjnë ndërhyrje”, u shpreh Malota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"