Nuk janë paguar prej muajsh, klubi shqiptar drejt shkrirjes. Zbulohet vendimi drastik që kanë marrë së fundmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 21:35

Nuk janë paguar prej muajsh, klubi shqiptar drejt shkrirjes. Zbulohet vendimi drastik që kanë marrë së fundmi

Futbollistët e klubit Ferizaj në Kosovë kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet e ardhshme në kampionat, si shenjë proteste ndaj mospagimit të rrogave të tyre.

tata

Njoftimi është bërë nga vetë  faqja zyrtare e klubit në “Facebook”, teksa shkruhet se futbollistët kanë shumë muaj pa marrë rrogat dhe nuk mund të vazhdojnë të luajnë më, duke mos pranuar të dalin në fushën e blertë për ndeshjet në vazhdim.

REAGIM!
Të nderuar Ujqi dhe bashkë-qytetarë, sic jeni në dijeni klubi ynë i zemrës FC Ferizaj, eshte në gjendje katastrofale – që nuk ishte asnjëherë tjetër. Eshtë afër shuarjes, që do të ishte humbje shumë e madhe për qytetin tonë.
Pas gjendjes shumë të rëndë, lojtarët kanë vendosur që ndeshjen kampionale, të dielën nuk do ta zhvillojnë – pasi që disa muaj nuk kanë marrë pagat e tyre që j’u takojnë.
Ku janë aksionerët e famshëm Anglez, që nuk i kemi parë kurrë në stadion! Ku janë aksionerët Ferizajas, që as nuk e kanë marrë mundin të interesohen për gjendjen e klubit. Ku eshte komuna, a po interesohet dikush apo i kanë ‘mbyllur’ sytë e veshët rreth kësaj qeshtje.
A nuk eshte mëkat që një qytet me ekonominë ndër më të mirën në Kosovë, të mos jetë në gjendje ta mbajë një klub futbolli stabil! Reagimet tona kanë shkuar çdo herë në ‘vesh’ të ‘shurdhur’ por këtë herë do të veprojmë.
Kryesia e Ujqve,

Ferizaj

ferizaj

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"