Nuk janë mposhtur asnjëherë në transfertë, Jonuz: Do triumfojmë në Laç! Nuk është sfidë trajnerësh, Cungu mund të rikthehet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2019 | 12:50

Nuk janë mposhtur asnjëherë në transfertë, Jonuz: Do triumfojmë në Laç! Nuk është sfidë trajnerësh, Cungu mund të rikthehet…

Vllaznia arriti një fitore tepër të rëndësishme ndaj Flamurtarit ditën e mërkurë, teksa do të tentojë të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive ndaj Laçit, të Armando Cungut. Trajneri i shkodranëve, Mirsad Jonuz, doli sot në konferencën për shtyp, në prag të sfidës së nesërme, teksa u shpreh:

mirsad jonuz

“Ne kemi një ecuri pozitive ne ndeshjet ne transfertë teksa nuk kemi humbur asnjë takim dhe kështu besoj se do të ndodhë edhe nesër. Edhe në ndeshjet në Shkodër nuk do të kishim humbur, por ndaj Tiranës e Partizanit ndodhi çfarë ndodhi dhe dolëm pa pike”.

Sfida ndaj Cungut- “Jo nuk është sfidë trajnerësh, nuk ka asnjë lidhje kjo. Ai sot drejton Laçin, unë Vllazninë, por nesër Cungu mund te rikthehet tek Vllaznia dhe unë shkoj diku tjetër. Është përballje skuadrash dhe jo trajnerësh”.

Mungesat- Ne ketë pragndeshje kemi patur probleme me Hygor dhe Gligorov të cilët nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur megjithatë me vete do te kemi 20 lojtarë të tjerë që do të japin maksimumin në fushë.

Laçi ka një ekip të mirë, tashme ka edhe një trajner te ri dhe padiskutim që do te kërkojë fitoren por ketë do të kërkojmë edhe ne. Barazimi nuk i bën pune asnjërës skuadër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"