Nuk janë më vetëm zëra merkatoje, Sasuolo bën gati çekun për Nedim Bajramin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 17:10

Nuk janë më vetëm zëra merkatoje, Sasuolo bën gati çekun për Nedim Bajramin

Klubi i Sasuolos duket se ka vendosur që të bëjë Nedim Bajramin investimin e madh të merkatos së janarit. Skuadra e Serisë A, e cila pak ditë më parë pa t’i largohej nga radhët e saj Boga për t’u transferuar te Atalanta, sheh te fantazisti shqiptar emrin e duhur për të zëvendësuar boshllëkun që mbetet në skuadër.

bajrami

Empoli fillimisht dukej se nuk do të linte Bajramin të largohej gjatë janarit, duke menduar se në verë mund të përfitonte më shumë nga futbollisti i cili po spikat në këtë edicion në Serinë A. Por trajneri i Sasuolos, Dionisi, i cili e ka drejtuar edhe në edicionin e kaluar Bajramin në Serinë B, i ka kërkuar klubit medoemos blerjen e tij.

Kështu, Sasuolo ka nisur negociata konkrete dhe sipas “Tuttosport”, marrëveshja është drejt finalizimit. Raportohet se negociatat mes palëve po bëhen për një shifër prej 10 milionë eurosh, me bonuse e pagesa të tjera në varësi të asaj që do të shfaqë Bajrami në atë që pritet të jetë skuadra e tij e re duke filluar nga java e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"