“Nuk jam penduar që zgjodha Skënderbeun”, Koliçi: S’mund t’i thuash Bregut apo Gripshit të luajnë pa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 14:26

“Nuk jam penduar që zgjodha Skënderbeun”, Koliçi: S’mund t’i thuash Bregut apo Gripshit të luajnë pa…

Enea Koliçi sezonin e kaluar e mbylli kampionatin, si një nga portierët më të mirë të Superiores, por problemet te Flamurtari e detyruan të largohet nga kjo skuadër. Tashmë ai aktivizohet te Skënderbeu, që edhe pse nuk ka objektivat e mëdha që ka pasur gjatë viteve të fundit, mbetet një emër i rëndësishëm në futbollin shqiptar.

fff

Në një prononcim të dhënë për “Supesport”, 33-vjeçari është shprehur se nuk është penduar që ka zgjedhur Skënderbeun.

Pendesë? “Nuk jam penduar për këtë zgjedhje të them të drejtën. Kam pasur oferta të tjera nga Superiorja, dhe nga jashtë vendit, por ka qenë një nga zgjedhjet e mia. Nuk është Skënderbeu që ka qenë dikur, por kjo nuk do të thotë, që nuk është një ekip i madh siç ka qenë”.

Objektivat? “Nuk mund t’i thuash Dejvi Bregut, Gripshit ose Krasniqit që janë lojtarë më prespektivë për të ardhmen, të luajnë pa objektiva. Normalisht që kemi objektivat tona dhe do vazhdojmë deri në fund, aty ku do bëjmë dhe llogaritë”.

Gabimet? “Nuk duhen përsëritur gabimet që kemi bërë, pasi kemi pasur oshilacione. Të gjithë jemi në një vijë që duhet të përmirësojmë lojën dhe të jemi më të kujdesshëm për të mos përsëritur dy fazat e para”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"