“Nuk jam më i mirë në botë”, Guardiola bën modestin: Jam trajneri më me fat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 18:30

“Nuk jam më i mirë në botë”, Guardiola bën modestin: Jam trajneri më me fat

Pep Guardiola këm bëngul se ai nuk është trajneri më i mirë në botë dhe vlerëson kontributin e lojtarëve të tij të talentuar për suksesin e tij në karrierë. 49-vjeçari është aktualisht trajneri që ka fituar më shumë trofe që drejton në Premier Ligë, me 29 të tillë nën emrin e tij.

Guardiola 

Por tekniku i Sitit thotë se ai nuk do të ishte në gjendje që të përsëriste sukseset e tij në Angli, po të mos kishte pasur fatin që të drejtonte një skuadër si Mançesteri. I pyetur nga “Sky Sports” nëse ai është trajneri më i mirë në botë, katalanasi tha: “Isha. Dëgjoni, çfarë nënkuptoni me trajnerin më të mirë në botë?

Unë nuk jam ndier kurrë se kam qenë më i miri, kurrë në jetën time. Kur fitova gjashtë tituj radhazi me Barcelonën dhe fitova tripleta, nuk u ndjeva kurrë i tillë. Unë fitova sepse kisha futbollistë të jashtëzakonshëm në klube të mëdha. Ka shumë trajnerë të pabesueshëm, të cilët nuk i kanë këta lojtarë dhe nuk drejtojnë klube të mëdha.

guardiola

Më jepni një skuadër që nuk është si Mançester Siti dhe unë nuk do të fitoj”. Ai ka menaxhuar disa kampionë të mëdhenj në “Etihad”, që përfshijnë golashënuesin më të mirë të klubit, Serxho Aguero, mesfushorin belg Kevin De Bryjne dhe David Silvën. Që kur erdhi në Mançester në vitin 2016, Pep ka fituar dy tituj kampionë, duke grumbulluar në total 198 pikë në ato sezone.

Përveç këtyre sukseseve, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bajernit i ka ndihmuar “qytetarët” që të bëjë tripletën në Angli sezonin e shkuar, duke fituar edhe Kupën e Ligës dhe Kupën FA. Por këtë sezon, shanset e skuadrës së tij për titullin e tretë radhazi kampion janë minimale, duke qenë se renditet 22 pikë pas kryesuesve të Liverpulit. Megjithatë, ai ka një finale të Kupës së Ligës për të diskutuar muajin e ardhshëm, ndërsa është edhe në 1/8-at e Kupës FA dhe Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"