“Nuk jam i shqetësuar që Barcelona kërkon sulmues”, flet Suarez: Do punoj me të gjitha forcat e mia për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 18:29

“Nuk jam i shqetësuar që Barcelona kërkon sulmues”, flet Suarez: Do punoj me të gjitha forcat e mia për…

Barcelona pothuajse në çdo merkato përpiqet të afrojë lojtarë të rinj, duke bërë shpesh edhe shpenzime shumë të mëdha.Luis-Suarez-Barcelona

Së fundmi qarkullojnë lajme se katalanasit interesohen për një sulmues qendre, që do të thotë se Suarez nuk është i pazëvendësueshëm në këtë ekip.

Pikërisht kjo nuk e shqetëson aspak sulmuesin uruguaian, i cili në një intervistë të dhënë ka thënë se është normale që klubi të kërkojë lojtarë të tjerë në atë repart. “Nuk shoh asgjë të keqe, për faktin se Barcelona po kërkon një sulmues qendre tjetër.

Unë e kam thënë prej kohësh, se do të vijë një ditë kur mosha të mos më lejojë të jap më të mirën për Barcelonën. Ai moment duket ende larg dhe nuk ka ardhur akoma. Për sa kohë që unë të mundem do të punoj me të gjitha forcat për të vazhduar karrierën.”, u shpreh Suarez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"