“Nuk jam i kënaqur me skuadrën”, Duro pas humbjes: Ju tregoj lojtarin e vetëm te Laçi që bëri diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 18:21

“Nuk jam i kënaqur me skuadrën”, Duro pas humbjes: Ju tregoj lojtarin e vetëm te Laçi që bëri diferencën

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, është shprehur se është i zhgënjyer nga skuadra e tij, duke thënë se i vetmi lojtar që bëri mirë, sot ishte Mentor Mazrekaj, i cili sipas tij nuk u ndihmua nga skuadra. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Duro tha se skuadra e tij nuk rrezikoi si duhet portën kundërshtare.

bandicam 2021-04-03 18-15-45-912

“Futbollistë të tillë, si Bregu janë shumë të rëndësishëm për skuadrat. I dha pikë shumë të rëndësishme Teutës. Nuk jam fare i kënaqur me skuadrën. Pjesën e parë mund të justifikoj, pasi kishte një erë e fortë dhe nuk ndikonte mirë. Në pjesën e dytë, kundërshtari nuk  krijoi shumë, por as ne nuk bëmë asgjë. I vetmi futbollist që dha gjithçka dhe duhet marrë shembull te Laçi është Mazrekaj. Futbolli është i tillë, këto ndeshje vendosen nga një gol. Nuk luajtëm mirë, duke iu referuar ndeshjeve të para. Mesfusha nuk ishte mirë. Do vazhdojmë kampionatin, por duhet të reagojmë.

Sulmi? Pjesa e parë ishte shumë e vështirë, ashtu si Teuta në pjesën e dytë nuk krijoi. Ne nuk krijuam shumë, me përjashtim të Mazrekajt, i cili nuk u ndihmua nga skuadra. I vetmi që merrte topin dhe ece para, por nuk u ndihmua. Harmon në dy ndeshje është konfuz. Mungesat mos i themi përsëri. Nuebueze ishte golashënuesi më i mirë sezonit tjetër, ndërsa këtë sezon e kam pasur shumë pak në skuadër.”, tha Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"