“Nuk jam egoist”, Levandovski: Më mirë të më shesin për para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2022 | 23:31

“Nuk jam egoist”, Levandovski: Më mirë të më shesin për para

Robert Levandovski vazhdon të këm bëngulë se ai nuk po tregohet egoist, ndërsa vijon të thotë se dëshiron të largohet nga Bajerni i Mynihut në kërkim të një kapitulli të ri në karrierë me Barcelonën. Sulmuesi polak ka kaluar 8 vite në Mynih. Bisedimet për një kontratë të re të 33-vjeçarit janë ndërprerë, ndërsa ai ka edhe një vit kontratë në “Allianz Arena”.

levandovski

Por Leva i ka njoftuar drejtuesit e klubit prej kohësh se dëshiron të largohet. Por deri tani sulmuesi ka hasur kundërshtimin e hapur të klubit, por ai mbrohet dhe lëshon sinjale tërheqjeje nga plani i tij.

“Unë nuk kam një njeri egoist”, thotë gjatë një interviste për “Bild”. “E di çfarë kisha te Bajerni dhe e vlerësoj shumë. Di gjithashtu se unë kam dhënë më të mirën për të mos zhgënjyer klubin dhe tifozët gjatë 8 viteve të fundit. Por pas kësaj kohe ndiej se është koha për një fazë të re. Unë e respektoj Bajernin dhe rregullat e tij. Por ndryshimet, veçanërisht pas një kohe të gjatë, janë pjesë e jetës së klubit dhe lojtarit. Shpresoj që kjo të mos tingëllojë si egoizëm.

Unë kam një kontratë, por jam përpjekur gjithashtu t’i bëj klubit të qartë se si ndihem. Jam përpjekur gjithnjë të jap më të mirën për Bajernin që të arrij pritshmëritë e skuadrës dhe tifozëve. I vlerësoj tifozët e Bajernit, ata më kanë mbështetur gjithnjë. Nëse nuk do të tregohesha i sinqertë për situatën time, do të më dukej sikur nuk po tregohesha i ndershëm me tifozët”. Ishylli i Dortmundit shikoi një tjetër sezon fantastik, të cilin e mbylli me 50 gola në të gjitha kompeticionet. Por ai ka fituar gjithçka në Mynih dhe kërkon një sfidë të re.

Në intervistën me “Bild”, ai shtoi se është në interesin më të mirë të klubit që ta shesë. “Nuk e di nëse do të arrij të largohem këtë verë. Kam edhe një vit kontratë, kështu që i kërkova klubit leje për t’u larguar. Mendoj se është zgjidhja më e mirë për situatën, veçanërisht sepse klubi mund të përfitojë nga shitja ime.

Unë do të doja të shfrytëzoja shansin për një sfidë të re në një klub të ri. Kjo është dëshira ime. E kam thënë prej fillimit se ne duhet të kërkojmë një zgjidhje që do t’u interesonte të dyja palëve. Bajerni është një prej klubeve më të mëdha në botë, një klub ëndrrash për shumë lojtarë të shkëlqyer. Mendoj se është më mirë për Bajernin të investojë paratë që mund të përfitojë prej meje sesa të më mbajë deri në fund të kontratës.

Nuk dua të forcoj asgjë, nuk është ky qëllimi, por gjetja e zgjidhjes më të mirë. Dua që kjo të përfundojë. Emocionet duhet të bien dhe dua të flas me qetësi jo përmes mediave. E di që një konflikt provokon shumë tituj, por unë dhe Bajerni nuk jemi armiq”. Ai mbetet optimist se do të gjejnë një marrëveshje: “Unë kam respekt të madh për Bajernin dhe atë që ne kemi arritur këto 8 vite. E vlerësoj shumë. Ky klub dhe ky qytet janë bërë një shtëpi për mua. Kam qenë shumë i lumtur për vite me radhë. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Ndarjet janë pjesë e futbollit. Nëse mendoj se kam nevojë për një ndryshim, është e drejtë të thuhet. Ky është mendimi im”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"